No menu items!

Arrestohen dy polic të Kosovës – IPK thotë se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dy zyrtarë policorë, pas dyshimeve se ata kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas IPK-së, arrestimi i dy policëve ka ndodhur pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Ky i fundit ka pretenduar se zyrtarët nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë e kishin ndaluar në një pikë kontrolli dhe, për të shmangur shqiptuarjen e gjobës, i kishin kërkuar një shumë monetare.

Pas marrjes së informacioneve dhe kryerjes së hetimeve paraprake, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy zyrtarët, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. Të dy ata janë dërguar në mbajtje, pasi ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorit.

Për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në rrjedhën e hetimit si dhe për të mbrojtur integritetin e procedurës hetimore, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.