No menu items!

Arrestohen tre persona të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale – Departamenti për Krime Lufte, ka ndërmarrë  një aksion të gjerë operativ që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Pas një periudhe të gjatë hetimore, autoritetet policore kanë lokalizuar dhe arrestuar fillimisht dy të dyshuar në qytetin e Lipjanit, në dy lokacione të ndara.

Bëhet fjalë për B.T. (mashkull) dhe N.Č. (femër). Në vazhdën e operacionit, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë, M.I. (mashkull), në qytetin e Prishtinës.

Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile, konkretisht për maltretim, rrahje dhe torturim fizik e psikik të të ndaluarve shqiptarë gjatë periudhës së luftës, teksa shërbenin si gardianë dhe zyrtarë korrektues në Burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe aktualisht janë duke u intervistuar nga hetuesit përkatës.

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për të vazhduar me hetimet dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet relevante, me qëllim të sigurimit të drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.