No menu items!

Arrestohen tre policë në Klinë – Dyshohet për keqtrajtim të një të arrestuari

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), ka arrestuar sot tre zyrtarë policorë të cilët dyshohen se kanë tejkaluar autorizimet gjatë arrestimit të një personi, duke e keqtrajtuar atë fizikisht edhe pse ishte i prangosur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të tre zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre po zhvillohet hetim për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.”

IPK ka bërë të ditur se hetuesit e saj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, do të vazhdojnë me veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 28 qershor 2025 në rrugën “Ismail Qemajli” në Klinë, në oborrin e një shtëpie private.
Sipas IPK-së, ka dallime të theksuara ndërmjet deklarimeve zyrtare të policëve dhe pamjeve filmike të siguruara nga vendngjarja, çka ka ngritur dyshime serioze për tejkalim të kompetencave.

Një ditë më parë, IPK kishte rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve të përfshirë në këtë incident.

Hetimet janë në vazhdim.

Divizioni për Bashkëpunim dhe Informim – Inspektorati Policor i Kosovës/Raporto24/

 

Këta janë zyrtarët policorë që u përfshinë në incidentin në Klinë – IPK rekomandon suspendimin

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.