No menu items!

Arrestohet edhe personi i dytë për kanosjen me granatë në ordinancën “Medica”

Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për vendosjen e një granate dore në hyrje të ordinancës private “Medica” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Pas arrestimit të parë të Burhan Mavriqit, rreth 32-vjeçar, më 27 maj, hetuesit kanë vazhduar veprimet intensive, duke identifikuar dhe arrestuar dje më 3 qershor Arbnor Shalën, rreth 33-vjeçar, si të dyshuarin tjetër për rastin që ka alarmuar qytetarët dhe institucionet.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se Shala është dërguar në ndalim për 48 orë me urdhër të Prokurorisë, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e motivit dhe identifikimin e mundshëm të bashkëpunëtorëve të tjerë janë ende në vijim.

Kujtojmë se më 24 maj, në hyrje të ordinancës “Medica” ishte lënë një granatë dore F-1, pa ndezës, që fatmirësisht nuk shpërtheu. Mjeti u largua në mënyrë të sigurt nga njësitë speciale të Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.