Një person është arrestuar pasditen e së martës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Zjarrvënie”.
Sipas policisë, personi i arrestuar dyshohet se i kishte vënë zjarrin lokalit të ankuesit, mashkull kosovar.
Incidenti ndodhi në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë-Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/