No menu items!

Arrestohet Miftar Dobraj, i dyshuar për tentim-vrasjen në Pejë – dorëzon armën me të cilën kreu veprën

Dy persona të njohur për organet e rendit, Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj – i njohur me nofkën “Manilla” – janë përfshirë në një incident të rëndë që ndodhi më 22 prill 2025 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Ngjarja dyshohet se është pasojë e një konflikti të mëhershëm, ku sipas informacioneve, djali i Manajt kishte qëlluar ndaj Dobrajt. Më 22 prill, kur palët janë ndeshur rastësisht në rrugë me vetura, Dobraj dyshohet se ka shtënë me armë drejt Manajt.

Që nga ajo kohë, ai ishte në kërkim nga Policia. Megjithatë, më 13 maj 2025, rreth orës 14:00, pas një sërë veprimesh hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë, u arrestua Miftar Dobraj, rreth 38-vjeçar, si i dyshuar për “vrasje të rëndë në tentativë”.

Gjatë procedurës hetimore, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar nga familja e tij. Ai ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë – një pistoletë me gaz e llojit BLOWFOG, kalibër 9 mm P.A.K., së bashku me një karikator me dy fishekë me mbishkrimin “Pobjeda 9mm P.A.K.”

Pas intervistimit, prokurorja e rastit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë në ambientet e Policisë.shkruan Sinjali

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Pejë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.