Një qytetar i kërkuar nga drejtësia është ndaluar në pikën kufitare të Merdarit, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 30 maj 2025, rreth orës 01:30 të mëngjesit, është ndaluar Mentor Konjusha, 39 vjeçar, shtetas kosovar, i cili rezultoi me urdhër-arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Ai kërkohej për veprën penale “Vjedhje”, për të cilën ishte dënuar me gjobë prej 150 euro. Për shkak të mos-pagesës së gjobës, dënimi i është shndërruar në burgim prej 7 ditësh.
Pas ndalimit, Konjusha është dërguar në Qendrën Korrektuese të Sigurisë së Ulët në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.