Një tjetër person i kërkuar nga drejtësia është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 22:30, në Pikën Kufitare në Merdare, është ndaluar Gzim Fana, 44 vjeçar, nga fshati Kryshevc i Obiliqit, i cili pas verifikimit ka rezultuar se është subjekt i një urdhër-arresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas urdhëresës gjyqësore, Fana është i dënuar për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, të cilit i është shqiptuar dënim prej 50 ditësh burgim.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtje të dënimit.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.