No menu items!

Arrestohet në QKUK i dyshuari me tre urdhërarreste aktive – pritet të dalë para gjykatës

Në Kosovë, është bërë e zakonshme që persona të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata të qëndrojnë për një kohë në arrati para se të arrestohen. Këta individë shpesh shmangin vuajtjen e dënimit duke u larguar apo fshehur përkohësisht, duke e kthyer këtë në një dukuri të përsëritur në realitetin tonë shoqëror, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 17 maj 2025, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, njësia patrulluese e Policisë nga Stacioni i Jugut ka arrestuar Arben Markajn, 53 vjeçar, ndaj të cilit ishin aktive tri urdhërarrestime.

Pas verifikimit në sistemin SIPK, është konfirmuar se ai kërkohej nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega në Fushë Kosovë, për veprën penale “Vjedhje

Me urdhër të gjyqtares kompetente, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që seanca ndaj tij është caktuar për ditën e hënë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.