​Arrestohet në Vushtrri pasi pengoi policinë gjatë një ndalimi në trafik

Një person është arrestuar të premten në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 17:33, në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë. I dyshuari ishte ndaluar fillimisht për një kundërvajtje në komunikacion, por gjatë veprimeve policore ai dyshohet se ka penguar zyrtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.

Pas arrestimit dhe intervistimit, në konsultim me prokurorin kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU