Prizren, 17 Prill 2025
Sektorin Rajonal i Hetimeve/Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe një ekipe nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik, Sektori ne Prizren, me datë 16.04.2025 ka filluar realizimin e operacionit policor për arrestimin e një personi të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajde”, i njëjti ishte i i dyshua edhe për tregti me substanca të ndaluara narkotike.
Bazuar në dyshimet e bazuara policia ka bastisur banesën e të dyshuarit V M. , mashkull, 27 vjeçar në Suharekë.
Në këtë rast gjatë bastisjes janë gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
-Një (1) pistoletë e modelit P22 Walther, 9 mm P.A.K., me një karikator të zbrazur, –
-Një (1) pistoletë ROHM RG96, kalibër 9 mm, , një karikator me 9 fishekë,
-Një (1) armë automatike e llojit të panjohur dhe fishekë të kalibrit të panjohur,
-Rreth 1 kg substancave narkotike dyshohet e llojit marihuanë si dhe një automjet Opel Astra
Në lidhje me sasinë e substancës narkotike rasti do të hetohet rast i veçante nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik, Sektori ne Prizren
Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.