No menu items!

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen mbi 4 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton opinionin publik, se nëkuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsonit dhe krimit ekonomik në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore ku dhe është arrestuar i dyshuari L.A.Ai është arrestuar nën dyshimin për veprën penale ‘’Flasifikimi i Parasë’’ në bazë të nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjate realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë para të cilat ndërlidhen me veprën penale.

-123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;

– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;

– 1 telefon iPhone;

– 2 x 100€ = 200 €

-108 x 20€ = 2,160 €

– 40 x 10€ = 400 €

– 23 x 50€ = 1,150 €

– 4 x 100€ = 400 €

– 5 x 50€ = 250 €

– 5 x 20€ = 100 €

-7 x 10€ = 70 €

-11 x 5€ = 55 €

Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.