Podujevë, 7 korrik 2025 – ora 20:03
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokacion në Podujevë.
Gjatë kontrollit, njësitë policore kanë konfiskuar nga i dyshuari një pushkë gjysmë automatike, një karikator dhe 15 gëzhoja.
I dyshuari është shoqëruar për intervistim në stacion policor dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.