Princ Valentino Corleone’ i njohur si Vali Corleone është arrestuar nga Policia e Kosovës.
I dyshuari ka kërcënuar babin e tij dhe u ka shkaktuar dhunë në familje prindërve të tij, të cilët kanë deklaruar se po dnihen të rrezikuar nga ai.
DHUNË NË FAMILJE Gjilan, 21.03.2022-02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur babain e tij viktimën mashkull kosovar. I dyshuari në vazhdimësi shkakton dhunë në familje duke i kanosë prindërit e tij dhe të njëjtit ndihen të rrezikuar prej tij .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa lajmin për Paparacin e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
.