No menu items!

Arrihet marrëveshja: Luka Modric bëhet një nga pronarët e klubit të njohur anglez

Futbollisti i njohur kroat dhe lojtari i Real Madridit, Luka Modric së shpejti do të bëhet një nga pronarët e klubit anglez Swansea.

Këtë e ka publikuar sot ekskluzivisht gazetari Fabrizio Romano, i cili ka thënë se marrëveshja mes dy palëve tashmë është arritur.

Tani duhet vetëm të respektohet procedura e nevojshme ligjore dhe Modric do të bëhet pronar i një pjese të vogël në pronësinë e Swansea.

Është një klub që sot garon në Championship, niveli i dytë i futbollit anglez, dhe tetë vjet më parë “Mjellmat” ishin në mesin e elitës – në Ligën Premier.

Ditët e fundit është përfolur shumë për statusin e Modric në Real Madrid, ku duket qartë se karriera e tij po i vjen fundi, por Romano pretendon se puna te Swansea nuk reflekton në karrierën e kroatit.

Aktualisht Swansea është në vendin e 12-të në tabelën e Championshipit dhe sigurisht që nuk do të bjerë, por nuk ka asnjë shans për të luftuar për ngjitjen në Ligën Premier. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.