No menu items!

Arrin grupi i parë i afganëve në Kosovë, do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj

Kanë arritur 111 afganët e parë në Kosovë të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

Tani ata kanë zbritur në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku pritet pastaj të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.

Për të pritur qytetarët afganë, në Airoport kanë dalë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ndërkaq, forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth airoportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Ndryshe, Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani.

Autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të transportojnë afganët (Foto REL)

Departamenti Amerikan i Shtetit(DASH) ka publikuar një deklaratë të përbashkët ku bëjnë pjesë disa shtete, përshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ku thuhet se talibanët kanë dhënë garanci se të gjithë ata që duan të largohen nga vendi, do të mund ta bëjnë këtë gjë lirshëm.

SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani.

Më herët, talibanët u kishin bërë thirrje shtetasve afganë, që kanë punuar me trupat e huaja, që të mos largohen, duke iu garantuar sigurinë e tyre.

Por, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit nga frika e hakmarrjes së talibanëve, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul, më 15 gusht.

Ndryshe, Kosova po pret që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë./Telegrafi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.