No menu items!

Arsenali kërkon të transferojë “Haalandin slloven”, çmimi i tij është 50 milionë euro

Arsenali dëshiron të përforcojë sulmin në afatin e ardhshëm dhe në listën e tij prioritare është sulmuesi slloven, 20-vjeçari Benjamin Sesko.

Klubi londinez e nisi mirë sezonin, por në terma afatgjatë i mungon zgjidhja reale për pozicionin e qendërsulmuesit.

Kështu, sipas Daily Express mund të jetë futbollisti i RB Leipzigut dhe përfaqësuesi standard në skuadrën e Matjaz Kekut, Sesko, si zgjedhja ideale.

Gjegjësisht, anglezët i cilësojnë Eddie Nketiah, Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard si zgjidhje të përkohshme, ndërsa Sesko që njihet “Haalandi slloven”, duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë për sulmin e Arsenalit.

Klubi gjerman thuhet se kërkon rreth 50 milionë euro për të dhe më parë për të ishin interesuar Chelsea dhe Manchester United.
Sesko u rrit në klubin Domzale, por si 16-vjeçar ai mbërriti në shkollën e të rinjve të Red Bull Salzburgut, ku më vonë pasoi Erling Haaland në ekipin e parë.

Slloveni është një lojtar me predispozita të shkëlqyera fizike pasi është 194 centimetra i gjatë, njësoj si norvegjezi. Ai ka shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje këtë sezon. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.