Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe si mysafire ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 1:2, në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League-s.
Golin vendimtar në fund të takimit e realizoi mbrojtësi Gabriel, duke i siguruar tri pikë të mëdha “topçinjëve”. Golat e tjerë në këtë sfidë u shënuan nga Woltemade për Newcastle dhe Mikel Merino për Arsenal.
Ndeshja u karakterizua me shumë polemika rreth vendimeve të gjyqtarëve, përfshirë edhe dy situata të diskutueshme me penallti – një që iu dha Arsenalit dhe një tjetër që iu mohua Newcastle-it.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Mikel Artetës ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe pozicionohet e dyta në tabelë./Raporto24/





