No menu items!

Arsye pse seksi është i dobishëm për shëndetin tuaj

Seksi mund të jetë një kënaqësi e mrekullueshme, por jo vetëm kaq. A e dini se seksi mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm? Përfitimet e tij variojnë nga ulja e niveleve të stresit deri te zvogëlimi i rrezikut të kancerit ose sulmit në zemër. Intimiteti seksual forcon marrëdhëniet mes partnerëve dhe ky intimitet nuk ju bën vetëm të ndiheni të emocionuar dhe të dashur. Ai me të vërtetë redukton ankthin dhe shqetësimin duke ndikuar në shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Më pak ftohje dhe imunitet më i fortë
Më shumë seks është baras me më pak ditë “në shoqërinë” e ftohjeve të ndryshme sezonale. Studime të shumta tregojnë se seksi i rregullt forcon imunitetin e trupit të njeriut. Për shembull, sipas një studimi të Carl Charnetski e Fransis Brennan nga viti 2004, njerëzit që bëjnë seks më shpesh (të paktën 1–2 herë në javë) kanë më shumë imunoglobulinë A (IgA) në organizmin e tyrese sa pjesëmarrësit e tjerë të studimit.

Pikërisht IgA është imunoglobulina kryesore që realizon mbrojtjen e mukozës ndaj baktereve të ndryshme të jashtme.

Kuptohet, vetëm seksi i rregullt nuk do t’ju shpëtojë nga sëmurja. Ushqyerja e shëndetshme, ushtrimet dhe gjumi i mirë kontribuojnë për rritjen e forcave mbrojtëse të organizmit ndaj sëmundjeve infektive. Por në kombinim me një gjë kaq të këndshme si seksi, organizmi bëhet edhe më i fortë dhe më i qëndrueshëm ndaj ftohjeve sezonale.

Presion më i ulët i gjakut
Kemi një lajm shumë të mirë! Seksi mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të kësaj gjendje. Sipas një studimi të Universitetit të Michiganit nga viti 2016, gratë që bëjnë seks të rregullt shumë rrallë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

Ja sesi seksi, përveç mënyrës së shëndetshme të jetesës, mund ta ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë presionin e gjakut. Kuptohet, aktiviteti seksual nuk mund të zëvendësojë ilaçet për të kontrolluar presionin e gjakut, por me siguri është një shtesë e dobishme dhe e këndshme.

Seksi zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër
Seksi dhe shëndeti i zemrës janë të lidhur. Po ky studim i Universitetit të Michiganit tregon, se seksi në çift ka dhe efekt mbrojtës mbi sistemin kardiovaskular dhe shëndetin e tij.

Burrat që kanë jetë seksuale të rregullt dhe bëjnë seks së paku 2–3 herë në javë janë me rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare ne krahasim me burrat që bëjnë seks një herë në muaj. Ndërsa studimet ndër gratë tregojnë, se eksitimi seksualmund të ulë nivelet e hormonit të stresit kortizol që nga ana e tij ushtron ndikim mbi shëndetin e zemrës.

Qetësues kundër dhimbjeve
Gjatë seksit lirohen sasi të mëdha nga hormoni i lumturisë – endorfina. Njihet gjithashtu si një qetësues natyral kundër dhimbjeve. Sipas një studimi të Universitetit të Munsterit, Gjermani, njerëzit që bëjnë një jetë seksuale të rregullt dhe të këndshme kanë më pak gjasa të përjetojnë dhimbje koke. Sipas të dhënave tëtë njëjtit studim, seksi i rregullt mund të shërbejë edhe si masë parandaluese kundër dhimbjeve të kokës por edhe si “ilaç” për trajtimin e dhimbjeve tashmë të shfaqura të kokës.

https://www.kosovarja-ks.com/arsye-pse-seksi-eshte-i-dobishem-per-shendetin-tuaj/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.