No menu items!

Artisti i grupit “Ilirët”: Goran Bregoviq është dashur të ftohet nga Kosova, të këndojë mu në qendër të Prishtinës

Ardhja e Goran Bregoviq ka ngjallur reagime të shumta, por pavarësisht kësaj ftesa e tij nuk është anuluar.

Por, ka nga ata qe nuk pajtohen me mos ardhjen e tij në Shqipëri.

Njëri ndër ta është edhe artisti Shemi nga grupi “Ilirët” i cili sonte në emisionin “Debat plus”, tha se Goran Bregoviq duhej të ftohej nga Kosova për të kënduar.

“Kosova është dashur ta thërret. Është dashur me e thirr në qendër të Prishtinës me kendu, e jo atje në Korçë. Goran Bregoviqi nuk ka të bëjë me politikë, ska qenë kurrë politikan”, ishte deklarata e artistit nga grupi “Ilirët”.

Ndërsa, ditën e sotme një deklaratë pro ardhjes së Bregoviq e dha edhe regjisori, Pëllumb Kika, i cili tha se nuk rri dot pa marrë pjesë në performancen që ai do të realizojë.

Kujtojmë se Bashkia e Korçës në deklaratën e saj ka thënë se kontratat tashmë janë mbyllur dhe se nuk mund të anulohet ftesa e tij, dhe se kjo nuk ka pse të bëhet çështje politike

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.