Arton Konushevci: takim me qytetarët në Tophane, prezantohen prioritetet e Qeverisë Kurti

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka zhvilluar një takim me banorët e lagjes Tophane, ku është diskutuar për planprogramin e ardhshëm qeverisës dhe të arriturat e deritanishme.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, ministri Arben Vitia, si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Sipas Konushevcit, takimi është fokusuar në prezantimin e projekteve të realizuara, sfidave që e presin vendin në të ardhmen dhe vizionit për zhvillimin e mëtejshëm të shtetit.

Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke shtuar se këto takime shërbejnë për të ndarë prioritetet qeverisëse dhe për të dëgjuar kërkesat e banorëve./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU