No menu items!

Asambleistja Bejta: KEDS-i të intervenojë në fshatrat e thella të Prishtinës

Asamblesitja e pavarur e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta, ka kërkuar nga KEDS-i që të intervenojë  që furnizimin me energji elekrike për fshatrat e thella të Prishtinës, në mënyrë që  ta  përmirësojë dukshëm furnizimin.

“Banorët e fshatrave të Prishtinës Keqekollë, Prapashticë e Gllogovicë etj, po ballafaqohen me mungesë të gjatë të energjisë, qoftë edhe nga një e rreshur e dobët e shiut për shkak të rrjetit të vjetëruar e me shtylla elekrike të kalbura”, ka shkruar ajo.

 

Sipas saj, edhe pse ka rritje të kërkesave për kyqje në sistemin e furnizmit me energji shërbimi vazhdon të jetë i dobët e me mungesa të mëdha.

“Institucionet  përkatëse dhe KEDS-i duhet ta kuptojnë se mos implementimi i investimeve në rrejtin e shpërndarjes po dëmton bizneset e pakëta por edhe po demotivion zhvillimin e turizimit në atë pjesë që ka kogja potencial. Vlenë të përmendet që vetëm në  dy vitet e fundit janë shtuar rreth 60 njësi të reja banimi që më shumë hyjnë në kategorinë e villave”, ka përfunduar ajo.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.