No menu items!

Asllan Bajrami e kishte intervistuar si fëmijë në luftë dhe nuk dinte asgjë për të, djali paraqitet pas 22 vitesh

Trupat e NATO-s po futeshin në Kosovë, derisa gazetari i njohur Asllan Bajrami me një operator mezi kishte arritur të shkonte në Kampin e Stankovecit në Maqedoni ku ishin të përqendruar një pjesë e madhe e refugjatëve.

Bajrami thotë se në këtë kamp ka intervistuar shumë njerëz përfshirë edhe fëmijë për të kuptuar emocionet e tyre në prag të futjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Më kujtohet takova një fëmijë. E pyeta “Ç’kuptim ka për ty liria?”, ai qëndroi dy sekonda u zbeh dhe iku. Ishte një përgjigje pa fjalë, por në kronikë transmetonte shumë emocion”, tregon Bajrami në emisionin “Kojshia Show”.

Gazetari thotë se djali më pas u kthye dhe dha një intervistë të shkurtër por që nuk dinte gjë më për këtë djalë nëse ishte gjallë apo jo.

Derisa gazetari fliste, emisioni e ka befasuar atë duke sjellë djalin e vogël të asaj kohe që tashmë ishte bërë burrë.

“Atëherë isha rreth 10-vjeç…Ishte një emocion i madh pasi ishin bombardimet e NATO-s dhe liria ishte afër”, rrëfen djali.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.