No menu items!

Atentat me armë zjarri në Tiranë: Katër persona të plagosur, mes tyre dy të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës në Tiranë, ku një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur katër persona. Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa forcat e policisë kanë rrethuar menjëherë perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, raporton Gazeta Sinjali.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Mes tyre ndodhen edhe dy të mitur.

Raportohet se një nga të plagosurit, një 11-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e reanimacionit.

Ndërkohë, edhe tre të tjerët, një 19-vjeçar, një 34-vjeçar dhe një 17 vjeçar, ndodhen ende në Spitalin e Traumës, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që A2 CNN ka mësuar, hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Burime thonë se objektivi i atentatorëve ka qenë një grua e një personi me precedentë të theksuar kriminal, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.