No menu items!

Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e njërit prej të plagosurve

Mediat kanë zbardhur dëshminë e Ronaldo Metushit, i cili mbeti i plagosur mesditën e djeshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, së bashku me Kastriot Elezin.

Ai ka thënë se kishte dalë për kafe me Elezin, por aty janë përballur me plumbat që i lanë të dy të plagosur. Sa i përket autorëve, ai shtoi se nuk ka mundur të dallojë autorët, pasi gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Jam i papunë. Dola të pija kafe poshtë shtëpisë me Kastriotin.Ata të lokalit ku ndodhi ngjarja i njoh, pasi kam punuar para ca kohësh si kamarier aty. Autorët nuk munda t’i shoh. Gjithçka ndodhi shpejt, vetëm kur ndjeva se diçka më shpoi në këmbë, e kuptova se isha qëlluar,” është shprehur ai para hetuesve.

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.