Australia ka bërë një start të shkëlqyer në Grupin D të Kupës së Botës 2026, duke triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Turqisë në ndeshjen e zhvilluar në Vancouver.
Heroi i parë i australianëve ishte Nestory Irankunda, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të me një gol të bukur. Turqia reagoi dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por portieri Patrick Beach ishte në formë të jashtëzakonshme, duke mbajtur të paprekur portën e tij,shkruan Raporto24
Kur turqit po kërkonin golin e barazimit, Connor Metcalfe vulosi fitoren e Australisë në minutën e 75-të me një goditje spektakolare nga distanca.
Megjithëse Turqia dominoi posedimin e topit dhe krijoi më shumë tentativa drejt portës, mbrojtja e organizuar e Australisë dhe paraqitja e shkëlqyer e portierit Beach rezultuan vendimtare për suksesin e “Socceroos”.
Me këtë fitore, Australia merr tre pikë shumë të rëndësishme në garën për kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa Turqia do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës/Raporto24/


