No menu items!

Autobusët e trafikut urban s’e respektojnë orarin e nisjes, qytetarët të revoltuar

Autobusët e trafikut urban në kryeqytet vazhdojnë të mos respektojnë oraret e caktuara të nisjes, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek udhëtarët, sidomos ata që përdorin linjën 3C
Sipas qytetarëve, ndonëse ekziston një orar i përcaktuar për nisje nga stacioni kryesor, në praktikë gjithçka varet nga vullneti i shoferëve.

“Ne e dimë që autobusi duhet të niset çdo 15 minuta, por shpesh ndodh që të niset 5 apo 6 minuta më herët dhe pastaj na duhet të presim edhe 20 minuta për tjetrin”, shprehet për IndeksOnline një udhëtar i rregullt i linjës 3C.

Rasti më i freskët, sipas tij, ka ndodhur sot (e enjte), kur autobusi që duhej të nisej në ora 08:15 nga rrethi i Matit, u nis 6 minuta më herët.

Unë, bashkë me shumë udhëtarë të tjerë, u detyruam të presim deri në ardhjen e autobusit tjetër, që erdhi pas 20 minutash” .

Edhe një udhëtare tjetër, e cila udhëton çdo ditë me këtë linjë, thekson se kjo është papërgjegjësi e madhe.

“Nuk e di a i kontrollon dikush, por nuk është normale që autobusët të nisen kur të dojë shoferi. Kjo nuk duhet të tolerohet”.

Qytetarët kërkojnë nga Ndërmarrja e Trafikut Urban të marrë masa dhe të kërkojë përgjegjësi nga drejtuesit që nuk i përmbahen orarit zyrtar, në mënyrë që të sigurohet një shërbim korrekt dhe i besueshëm për qytetarët e Prishtinës./Raportoe24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.