No menu items!

Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci, flet mërgimtari

Një autobus i EuroBus nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut u përplas në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë, shkruan News-TV.

Autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit. Mësohet se shoferin e kishte zënë gjumi. Nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Ai ka treguar se EuroBus iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.