AUV demanton pretendimet e “Vita”-s për rezultatet e qumështit

REAGIM
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) demanton lajmin e publikuar në disa media lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 02.07.2026.
AUV njofton opinionin publik se nuk ka përcjellë asnjë email me rezultate, pasi të tilla ende nuk janë të përfunduara. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar.
Institucioni thekson se lajmi i publikuar me këto rezultate nuk paraqet qëndrim zyrtar të AUV-së dhe as nuk buron nga institucioni.
Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores “Vita” dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit nga autoritetet kompetente.
AUV u bën thirrje mediave dhe opinionit publik që të referohen vetëm në komunikimet zyrtare të Agjencisë dhe të mos publikojnë informacione të paverifikuara, të cilat mund të dezinformojnë publikun dhe të dëmtojnë besimin në procesin e kontrollit zyrtar.

“Vita” thotë se nga rezultat e AUVK-ut u vërtetua se s’përdorin vaj palme e qumësht pluhur

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU