No menu items!

Avdyli konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi AvdyliHaxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë të shkruar, për bashkëqeverisje. Ai ka thënë madje se bisedimet janë shumë pozitive dhe se tashmë VV-ja i ka 61 vota në Kuvend, e se po synon për më shumë.

“Kemi bisedime dhe bisedimet janë shumë pozitive. S’kemi të shkruar, por mbi këtë shumë shpejt… Për këtë do të dalim para opinionit. S’jam i autorizuar që të flas për këtë”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së. Gjatë diskutimit me Teutë Rrustën e PSD-së, Avdyli ka thënë se “një marrëveshje ekziston dhe kjo është në të mirë të demokracisë kur ka marrëveshje”.

“Sepse kur një parti e ka shumicën dhe nuk mund të bëjë marrëveshje atëherë do të ishte shqetësuese sepse nëse bën… edhe ftesën për LDK-në e kam përshëndetë dhe më ka ardhur shumë keq që ish-partia ime ka bë kaq hapa mbrapa nga një parti shtetformuese e hapur për partitë e PAN-it në të kaluarën janë kaq të ngurtë. E kuptoj se po kalkulojnë, por Kosova nuk ua fal këtë bllokadë që po ua shkakton. Kam pa parti bllokuese, por LDK-na bllokuese hyn në analet historike”, ka thënë tutje ai.

“Albini, argat i Serbisë, është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një politikani të Kosovës. Mendoj se asnjë nga opozita s’janë argatë të Serbisë e as Rusisë. Kam pritur se do të ulet e të thonë se nuk pajtohemi këtu-këtu… S’është parti e Vuçiqit, por kryeministri i Kosovës”, ka shtuar ai.

I pyetur për numrat, sipas Avdylit, është pikërisht kjo çështje pse “opozita po e bllokon konstituimin”.

“Ata e dinë që ne i kemi numrat. Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”, ka thënë ai.

Avdyli ka folur edhe për kërkesat e Nismës për arritje të koalicionit, ku përmendi se është kërkuar edhe ulja e pragut zgjedhor.

“Nisma më shumë është duke kërkuar ato të cilat janë disa nga parimet. Një prej tyre është edhe ulja e pragut zgjedhor, të cilin e ka kërkuar nga ne dhe të gjitha partitë. Është një prej kërkesave, ulja e pragut zgjedhor, që ne i kemi diskutuar, ne si Guxo. Ndoshta edhe nuk është ide e keqe. Ende s’është marrë ky vendim, por unë sa e kam dëgjuar, është një nga kërkesat. Janë edhe disa kërkesa të tjera”, ka deklaruar ai.

https://www.facebook.com/share/v/1EikQy7YSf/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.