Një zhvillim i rëndësishëm është raportuar në Lindjen e Mesme, ku avionë cisternë të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara janë parë duke furnizuar me karburant në fluturim avionët luftarakë izraelitë mbi hapësirën ajrore të Sirisë,shkruan Raporto24
Ky veprim tregon për një shkallë të lartë të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit dhe përforcon kapacitetin operacional të ushtrisë izraelite për misione afatgjata në rajon.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga autoritetet amerikane apo izraelite mbi vendndodhjen e saktë dhe qëllimin e këtij operacioni/Raporto24/