No menu items!

Avokati Besnik Berisha: Për katër vite të Qeverisë Kurti, dështimet kanë qenë të njëpasnjëshme

Avokati Besnik Berisha ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje me Albin Kurtin në krye nuk po ndjen presion nga opozita, por sipas tij, po i shmanget përgjegjësisë për dështimet gjatë mandatit të tij qeverisës.

Berisha tha se Kurti po ikë nga përgjegjësia për shumë arsye, ku sipas tij, për katër vite të Qeverisë Kurti, dështimet kanë qenë të njëpasnjëshme, progresi ka qenë zero, ekonomia për tokë e inflacioni në qiell.

Në intervistën dhënë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Berisha tha se “Mos harroni që më nuk ka dialog të Ohrit, konferenca të Brukselit por tani kemi dirigjime që vijnë direkt nga Uashingtoni. Askush s’e pret Kurtin dhe nuk e ka luksin të dialogoj me Kurtin për çështje që konsiderohen të pleqëruara në Shtëpinë e Bardhë”.

Berisha shtoi se kriza institucionale nuk mund të quhet thjesht “ngërç politik”, pasi ajo reflekton një nivel të thellë të papërgjegjshmërisë në gjithë spektrin shtetëror.

“Tregon se kush jemi ne, jo vetëm si qeveri, por kush jemi ne edhe si qytetarë dhe çfarë kemi zgjedhur dhe çfarë po na servohet që është një pasiguri totale për përgjegjësitë institucionale”, tha ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.