No menu items!

Avokati Fanol Krasniqi reagon me emocion pas vdekjes së Agon Zejnullahut: “S’do pranoja kurrë të mbroja dikë që ka keqpërdorur uniformën”

Avokati i njohur Fanol Krasniqi ka reaguar ashpër në Facebook pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë në rrethana të dyshimta pas arrestimit nga Policia e Kosovës në Prizren.

Krasniqi tha se lajmin për vdekjen e Agonit e mori me dhimbje të thellë dhe shtoi se e kishte njohur personalisht të ndjerin.

“Humbja e tij është tronditëse, por dhimbja bëhet edhe më e madhe kur kjo humbje shoqërohet me dyshime serioze mbi mënyrën dhe rrethanat se si ai e humbi jetën”, shkruan ai.trasmeton Raporto24

Avokati deklaron se, edhe sikur të ftohej të mbronte ndonjë nga të dyshuarit për këtë rast, përgjigjja e tij do të ishte e prerë: “JO.” Jo për shkak të frikës nga përballja me një çështje të vështirë, por sepse ai nuk do të pranonte të mbronte dikë që ka abuzuar me pushtetin dhe uniformën shtetërore.

“Nuk pranoj të jem mbrojtës i dikujt që ka keqpërdorur uniformën, duke ushtruar dhunë dhe autoritet në mënyrën më çnjerëzore e të paligjshme ndaj qytetarit”, shkruan ai ndër të tjera.

Sipas Krasniqit, në rastin e Agonit dhuna u ushtrua me mburrje, dhe se nuk është rast i izoluar, por pjesë e një praktike të zakonshme që ndodh shpesh ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Ai përfundon reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për policinë:

“STOP kësaj sjelljeje, o polici e shtetit! Mësoni se shteti nuk është pronë e juaja. Mësoni se nuk jeni mbi ligjin. Dhe mos harroni: edhe mbi ligjin ka dikë – ajo është ndërgjegjja.”/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.