No menu items!

Babai i Diamant Gashit: Nëse djali im është 1% i përfshirë në vrasjen e policit, nuk i siguroj as avokat

Fehmije Gashi, avokatja e Diamant Gashit – njërit prej të arrestuarve si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e policit Muhamed Lika – ka rrëfyer bisedën që ka pasur me babanë e klientit të saj.

Sipas saj, babai i Diamant Gashit ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke deklaruar se nuk do të siguronte asnjë përkrahje për të birin nëse ai rezulton të jetë i implikuar në këtë rast.

Këtë ma thotë edhe babai i tij, i cili dje kur më ka angazhuar, pasi kemi bërë kontratë veç për fazën e hetimeve, për arsye se ka thënë që në rast se djali im është së paku vetëm 1 për qind i implikuar në këtë vepër penale, unë nuk pranoj as avokat, asgjë t’i sigurojë atij”, është shprehur avokatja Gashi.

Ajo shtoi se klienti i saj, i cili është i fundit në listën e të arrestuarve, mohon çdo përfshirje në ngjarjen tragjike.

“Për klientin tim, që është i fundit i renditur, thuhet se pas kryerjes së veprës penale e ka strehu në shtëpinë e tij, mirëpo klienti im është kategorik që as nuk ka qenë në dijeni çka ka ndodhë”, tha ajo.

Avokatja potencoi edhe lidhjen miqësore mes familjes së Diamant Gashit dhe asaj të të ndjerit, duke theksuar se kjo e bën situatën edhe më të rëndë për familjen e të dyshuarit.

“Familja e tij, siç jemi ne shqiptarët, e ka një lidhje miqësore me familjen e të ndjerit, Muhamed Lika. Për më tepër, më vjen shumë keq, aq më tepër që kemi qenë ish-kolegë në Policinë e Kosovës. Lajmin e kam marrë prej babës”, shtoi Gashi.

Informatë shtesë

Të arrestuarit R.B, E.L, Sh.K, R.M, D.G dhe V.Ç., kanë dalë para gjykatës si të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.

Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për gjashtë të arrestuarit.

Ndërkaq dje, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit R. B. si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, më 1 prill në Kaçanik.

Muhamed Lika u vra në shkallët e hyrjes së ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, më 1 prill derisa po kthehej nga puna.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.