No menu items!

Bajqinovci: Brenda 10 ditësh do të konstituohet Kuvendi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se brenda dhjetë ditësh do të ketë zhbllokim të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Bajqinovcit, propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu shumë shpejt do të votohet për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shtuar se momentalisht është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës me Nismën.

“Ne kemi diskutime me Nismën dhe me partitë minoritare edhe unë besoj që hapi i radhës, them gjithmonë pas konstituimit të Kuvendit, unë besoj shumë që nuk do të shkoj larg dhe do ta kemi të votuar kryetarin e Kuvendit, në këtë rast Albulena Haxhiun. Pra nuk do të shkojë, i bindur jam, as dhjetë ditë dhe do të kemi një zhbllokim. Unë besoj që është duke u diskutuar për modalitetet e marrëveshjeve për koalicionin qeverisës. Nuk besoj që do të kemi bllokadë të gjatë”, ka thënë Bajqinovci në Tëvë1.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës për të tetën herë me radhë ka dështuar të konstituohet, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë të nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për të gjashtë herë nuk mori mbështetjen për postin e kryeparlamentares. Kësaj radhe, ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenuan.

Në seancat paraprake, për të kishin votuar 57 deputetë por kësaj radhe disa deputetë të LVV-së munguan.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.