No menu items!

Bajqinovci i reagon Ramush Haradinajt: Kryeministri Kurti para 2-3 vjetësh pati treguar për sikletin që e ka ai

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka dhënë deklarata të forta sot në “Frontal” në T7 për kryeministrin Albin Kurti. Sipas Haradinajt, Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion.

Tutje, ai tha se Kurti jo vetëm që është duke ndjekur agjendën e Serbisë por “është agjent i Serbisë”.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, duke e publikuar një video të Kurtit i cili fliste në Kuvend për Haradinajn.

“Kryeministri Albin Kurti para 2-3 vitesh e pati treguar sikletin që e ka Haradinaj. E besomni që këtu qëndron ende problemi, ndërkaq reagimet ditore vatër e kanë pikërisht këtë që thuhet në video”, shkruan Bajqinovci, krahas videos së postuar.

 

Haradinaj: Jam i bindur që Albin Kurti do të përfundoj në burg për korrupsion

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU