Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në kanalin e ujësjellësit në “Ibër Lepenci” në Zubin-Potok.
Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci deklaroi se ky kanal është furnizuesi më i madh i ujit të pijshëm në Kosovë.
“Sulmi mbi këtë infrastrukturë nuk është vetëm akt terrorist, por edhe sabotim i drejtpërdrejtë ndaj jetës së përditshme të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Ky akt tregon qartë se strukturat kriminale nuk ndalen as para furnizimit me ujë – një e drejtë themelore njerëzore”, u shpreh Bajqinovci
Ky është postimi i plotë i tij:
Sulm mbi infrastrukturën kritike të Kosovës
Kanali i ujit “Ibër-Lepenc” është furnizuesi më i madh i ujit të pijes në Kosovë, duke furnizuar shtatë komuna: Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, Vushtrrinë, Skenderajn, Drenasin, Prishtinën, Obiliqin dhe Fushë Kosovën. Ky kanal është gjithashtu jetik për gjigantët industrialë dhe energjetikë si Trepça, Ferronikeli, termocentralet Kosova A dhe B, si dhe për sistemet e ujitjes.
Sulmi mbi këtë infrastrukturë nuk është vetëm akt terrorist, por edhe sabotim i drejtpërdrejtë ndaj jetës së përditshme të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit. Ky akt tregon qartë se strukturat kriminale nuk ndalen as para furnizimit me ujë – një e drejtë themelore njerëzore.
Institucionet tona duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të siguruar këtë infrastrukturë kritike, duke parandaluar çdo rrezik të mëtejshëm për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Ndërsa deputetët e opozitës, Eliza Hoxha tallet me sulmin terrorist, ndërsa bashkësia ndërkombëtare e dënon ashpër duke e quajtur akt terrorist.
Po e presim Lutfi Hazirin, Gazmend Muhaxheri dhe Shaqir Totaj prapë në konferencë për t’a akuzuar policinë dhe qeverinë e Kosovës, se po veprohet si në kohën e Rankoviçit dhe Millosheviçit, por pa i akuzuar Radojqiçin dhe Vuqiçin.
S’ka kthim mbrapa!