Edhe deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është kyçur në debatin mes ministrit të Financave, Hekuran Muratit dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me shpenzimet kapitale për kryeqytetin.
Bajqinovci ka shkruar se këtë vit është pothuaje e sigurtë që Prishtina shkon në mbyllje të vitit me 60 milionë euro të pa shpenzuara, shumica prej tyre në investime kapitale, transmeton lajmi.net.
Sipas tij është evidente që Përparim Rama nuk ka kapacitet të shpenzojë për projekte që e ndihmojnë jetën e qytetarëve.
“Njënen anë mbyllë rrugë e traumatizon një kryeqytet të tërë me tollovi e kolona, në anën tjetër asnjë projekt investiv serioz që e ndihmon qytetin të dal nga kjo tollovi”, ka shkruar Bajqinovci.