No menu items!

Bajrami: As opozita s’i ka numrat, brenda LDK-së ka deputetë që janë kundër

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar një qeveri të re.

Ajo theksoi se disa deputetë të pavarur dhe të LDK-së nuk janë të gatshëm të mbështesin një iniciativë të tillë.

Ne e dimë se nuk i kemi votat për qeverinë. Zonja Rexhepi ka deklaruar se nuk voton një qeveri tjetër, po ashtu edhe Elbert Krasniqi disa herë”, tha Bajrami në emisionin Debat Plus.

Sipas saj, brenda vetë grupit parlamentar të LDK-së ka deputetë që publikisht kanë kundërshtuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga opozita.

“Po, kemi deputetë që nuk e votojnë një qeveri të opozitës, kjo është e saktë. Pjesa dërrmuese e tyre na thonë që nuk duan të na shohin në një qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Bajrami.

Ajo e akuzoi Qeverinë Kurti për mospërfshirje të opozitës gjatë gjithë mandatit katërvjeçar, duke theksuar se nuk është marrë në konsideratë asnjë propozim nga partitë opozitare.

“Kurti nuk ka lënë hapësirë për një shteg të bashkëpunimit me asnjë parti politike. Për herë të parë në histori të Kuvendit, ka shkuar komplet mandati pa e marrë Qeveria e Kosovës as edhe një propozim nga opozita”, shtoi ajo, duke theksuar se vetëm një amendament i LDK-së është miratuar gjatë kësaj periudhe.

Bajrami gjithashtu ka kritikuar ashpër mënyrën e qeverisjes dhe përdorimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë. Sipas saj, fondet publike janë shfrytëzuar për qëllime politike.

“Kanë shfrytëzuar buxhetin në mënyrën më brutale të mundshme, për të blerë vota. Edhe sot po shkelin nenin 72 të Kushtetutës, i cili e ndalon që një deputet të mbajë pozita ekzekutive”, tha Bajrami.

Në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Bajrami bëri të ditur se LDK nuk ka propozuar ende emra konkretë, por ka insistuar që ai të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.