Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili kanë arritur në ambientet e Prokurorisë Speciale, për të deponuar kallëzimin penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave që ka pasur në kabinetin e tij, në qeverinë “Kurti 2”.
Deputetet e LDK-së kishin paralajmëruar tash e sa kohë këtë kallëzim penal, që në substancë ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve.
Pasi të dorëzojnë kallëzimin penal, Bajrami dhe Kica-Xhelili pritet të deklarohen për mediat, shkruan IndeksOnline.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kohë që e ka ngritur shqetësimin se pjesëtarët e ish-qeverisë po keqpërdorin autoritetin, duke mos dhënë dorëheqje me të marrë mandatin e deputetit, pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit./IndeksOnline/