No menu items!

Bajrami i reagon Muratit, ia kujton bisedat e Kusari-Lilës: “Allo Brate” me Listën Serbe

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit i cili së fundmi përmes një postimi në Facebook tha se LDK, PDK dhe AAK ende presin të bashkëpunojnë me Listën Serbe.

Me këtë rast, Bajrami ia ka kujtuar VV-së incizimet e Mimoza Kusari-Lilës, dhe tha se kjo parti ka pasur shansin për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, raporton Klankosova.tv.

Sipas deputetes Bajrami, të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë.

“Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit. I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.

Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë. Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike? The floor is yours, “patriot”, ka shkruar deputetja

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.