No menu items!

Bajrami: LDK-ja nuk është e gatshme për marrëveshje politike, shumë shpejt dorëzojmë kallëzim penal

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK-ja s’do ta votojë asnjë kandidat të Vetëvendosjes që propozohet për kryetar të Kuvendit.

Bajrami ka thënë se LDK-ja nuk është e gatshme për marrëveshje politike. Ndërsa ajo ka akuzuar LVV-në se po i mban peng institucionet.

“Një grup i juristëve të LDK-së tashmë është në proces të finalizimit të kallëzimit penal, besoj shumë shpejt, nesër, do ta dorëzojmë”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se përgjegjësia për zhbllokimin është te Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Janë 15 parti parlamentare. Jemi deklaruar nga fillimi se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit duhet zgjedhur me marrëveshje politike. Këta nuk duan. Janë 13 parti tjera. Ne i kemi 20 deputetë në Kuvend nga 120. Janë të tjerë që janë të gatshëm të hyjnë. Është paaftësi e tyre për të krijuar një shumicë…Ne nuk kemi votë as për partnerët e koalicionit të Vetëvendosjes”, tha Bajrami

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.