Hykmete Bajrami e LDK-së e ka quajtur të paprecedent vijueshmërinë e seancës së sotme.
Sipas saj, LVV-ja po bën taktika, tani për të krijuar komisionin për votim të fshehtë.
Ne nuk do të votojmë dhe nuk do të bëhemi pjesë e një shkeljeje të tillë. Na vjen jashtëzakonisht keq, sidomos për zotin Dehari, i cili si kryesues i seancës, nuk përfaqëson LVV-në.
Ai nuk është aty për shkak se partia e tij është fituese e zgjedhjeve, është aty për shkak të moshës dhe asgjë tjetër. Ai duhet të përcjellë skenarin që e përgatitë Sekretaria e Kuvendit dhe jo skenarin në të cilin atë e vendosë LVV-ja. Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun…” u shpreh Bajrami.