No menu items!

Ballkani del me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do të udhëtojnë për takimin me Viktoria Plzen

Ballkani e nis sot aventurën në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës për herë të dytë në dy vitet e fundit.

Kampioni i Kosovës do të ketë punë në udhëtim me Viktoria Plzen në Çeki, në kuadër të Grupit C.

“Portokallezinjtë” do të kenë përkrahje edhe në tribuna nga një numër i tifozëve.

Për këta të fundit klubi suharekas ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare.

“Për t’u orientuar drejt stadiumit ku do të zhvillohet sonte ndeshja Viktoria Plzen – Ballkani, po ua paraqesim përmes hartës se si të arriihet deri aty, derisa me të kuqe e keni të ditur edhe pjesën se ku do të jenë të vendosur tifozëria jonë” – njoftoi Ballkani duke publikuar edhe disa fotografi të hartave afër stadiumit.


Ndeshja e sotme mes Viktoria Plzen dhe Ballkanit zhvillohet nga ora 21:00.

Në Grupin C së bashku me Ballkanin dhe Viktoria Plzen janë edhe Dinamo Zagreb e Astana.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.