Ballkani dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Therandasit janë nikoqir të gjilanasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Orges Shehit vjen në këtë ndeshje pas një humbje minimale nga Prishtina dhe synon t’i kthehet fitores duke mposhtur një rival të madh të viteve të fundit si Drita, e cila në javën e fundit është shpallur edhe matematikisht kampion.
Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit, edhe përkundër shpalljes kampion synon një rezultat pozitiv nga ky udhëtim, për të treguar se ishin padyshim ekipi më i mirë i këtij sezoni.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.
Ballkani: Iljazi; Smajli, Halili, Jashanica, Potoku; Abedini, Queven; Tolaj, Ribeiro, Kryeziu; Adetunji;
Drita: Maloku; Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka; Bonsu, Dabiqaj; Zulfiji, Ibrahim, Ajzeraj; Tusha;
/Telegrafi/