No menu items!

Ballkani i jep fund krizës, fiton me lehtësi përballë Dukagjinit

Ballkani ka fituar me lehtësi në udhëtim te Dukagjini i Klinës me rezultat 1-2.

Përkundër se rezultati ishte i ngushtë, fitorja e kampionit nuk u diskutua në asnjë mënyrë pasi Dukagjini ishte me lojtarë të rinj në këtë takim me trajnerin Armend Dallku që kishte ruajtur lojtarët kryesorë për çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Vetëm pas një minute, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Meriton Korenicës.

Ishte minuta e 27-të e ndeshjes, kur mysafirët realizuan me Gripshin për 2-0 nga penalltia.

Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte goli i nderit nga Rugova për 1-2.

Ballkani vazhdon si lider me 48 pikë, derisa Dukagjini i Klinës mbetet në pozitën e gjashtë me 30 pikë.
Dukagjini sërish do të luaj para adhuruesve të vet derisa pret Fushë Kosovën, ndërsa Ballkani takohet me Malishevën në Suharekë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.