No menu items!

Ballkani merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Daja

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar për të ardhmen e trajnerit të klubit, Ilir Daja.

Klubi suharekas nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se trajneri shqiptar nuk do të largohet nga Ballkani këtë verë.

Tekniku shqiptar ishte spekuluar se mund të largohet nga portokallinjtë, me të ardhmen e tij të cilën e kishte bërë të paqartë vet trajneri Daja pas mbylljes së kampanjës sezonale.Foto:Blerim Uka

Sipas njoftimit, Daja do të jetë pjesë e Ballkanit për së paku edhe dy vjet.

“Të gjitha planet e klubit për këtë periudhë kohore, lidhen me projektin e përbashkët me trajnerin tonë. Çdo formë tjetër që po merr jehonë në media, mbetet thjeshtë spekulim, dhe qëllime dashakeqe ndaj klubit”, thuhet në njoftim.

Foto:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.