No menu items!

Ballkani njofton për datat e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, dueli i parë zhvillohet në Andorrë

Ballkani ka njoftuar për datat se kur klubi kosovar do t’i zhvillojë dy duelet në fazën kualifikuese të UEFA Champions League, raporton Sinjali Sporti.

Kampioni në fuqi do të përballet me skuadrën kampione të Andorrës, UE Santa Coloma.

‘Portokallinjtë’, kampanjën evropiane në Ligën e Kampionëve do ta nisin të martën e 9 korrikut si mysafir.

Ndërkohë, ndeshjen kthyese do ta zhvillojë në shtëpi një javë më vonë, më 16 korrik.

Forma më e lartë në historinë e këtij klubi, ishte në vitin e kaluar, ku në kualifikimet për UEFA Europa Conference League, arritën deri në raundin e tretë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.