No menu items!

Barazim pa gola në ndeshjen Gjilani-Malisheva 

6 maj, 2025 – Ndeshja hapëse e javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës është mbyllur pa fitues dhe pa gola, me rezultat 0:0. Takimi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Përkundër përpjekjeve të të dy skuadrave për të arritur fitoren, munguan golat, ndërsa loja u karakterizua me angazhim të lartë nga të dyja palët.

Megjithatë, rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në hije, pasi në minutat e fundit futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi lëndim pas një përplasjeje me portierin e Malishevës. Lojtarit iu ofrua ndihma e parë në fushë për disa minuta, para se të largohej me autoambulancë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas ndërprerjes prej rreth 15 minutash, ndeshja u vazhdua dhe përfundoi pa ndryshime në rezultat.

Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 49 pikë, ndërsa Gjilani mban vendin e pestë me 46 pikë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.