No menu items!

Barcelona i dërgoi mesazh të fortë Nico Williamsit, Athletic Bilbao reagoi ndaj ‘bombardimit’ me pyetje mbi të ardhmen e yllit spanjoll

Interesimi i Barcelonës për Nico Williams e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij, ndërsa Athletic Bilbao me fjalët e drejtuesve katalan janë ndjerë të zhgënjyer shumë dhe kanë reaguar.

Williams ka qenë një yll në Euro 2024 së bashku me shokun e skuadrës spanjolle Lamine Yamal, pasi një numër i tillë klubesh kanë treguar interes për anësorin e Athletic Bilbaos.

Me Barcelonën në krye të listës së klubeve të interesuara, shumë pyetje i janë drejtuar anësorit bask nga mediat në lidhje me të ardhmen e tij, pavarësisht se ai ka përsëritur se ai ka një kontratë me Athletic Bilbaon deri në verën e vitit 2027.

Presidenti i skuadrës baske, Jon Uriarte tani lëshuar një mesazh,në lidhje me ‘bombardimin’ dhe pyetjet drejt lojtarit të tyre.

Deklarata e Uriarte u publikua në mediat sociale të Athletic Bilbao, ku thuhej: “Nico, një futbollist shumë i përkushtuar ndaj Athletic Bilboas, i është nënshtruar një bombardimi pyetjesh për të ardhmen e tij në një mënyrë të tepruar dhe të pakontrolluar, kur ai është i përqendruar në garë në Euro 2024 për Federatën Spanjolle të Futbollit, të cilën nuk ka mundur ta mbrojnë”.

Në deklaratën e gjatë, Uriarte nënvizoi se klubi ka aftësi të mbajë çdo lojtar në radhët e veta.

“Athletic Bilbao është e aftë ekonomikisht, socialisht dhe sportivisht të mbajë në strukturën e tij futbollistë të përmasave të atyre të përmendurve, përfshirë edhe Nico Williams”, deklaroi ai.

Objektivat kryesore të Barcelonës për këtë verë janë një sulmues i majtë dhe një mesfushor, dhe presidenti i tyre Joan Laporta, tashmë ka adresuar interesin e klubit për Williams.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.